Bekim Balaj prezantohet tek Vllaznia

0
Gjigandi

Bekim Balaj u prezantua si futbollisti më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi u rikthye në skuadrën e tij të zemrës pas 13 vitesh dhe me një eksperiencë të gjatë në shumë ekipe të ndryshme që nga Rusia, Austria dhe së fundmi Turqia.

Bekim Balaj rikthehet me shpresën për të ndihmuar Vllazninë të fitojë titullin kampion si dhe të ketë sërish mundësi të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.

32-vjeçari është stërvitur individualisht që prej 25 Dhjetorit. Ai e prenoi edhe vëtë që do t’i duhet pak kohë të kapë ritmin e skuadrës.

Balaj shihet si një përforcim i vlefshëm për repartin e sulmit të Vllaznisë që në 16 javë kampionat ka shënuar gjithsej 18 gola.

Shkodranët e drejtuar nga Mirel Josa gjenden në vendin e 4 të renditjes me 25 pikë, 4 më pak se Partizani i vendit të parë.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu