BE me plan ekonomik të kushtëzuar për vendet e Ballkanit

0
Gjigandi

Samiti i 10-të i procesit të Berlinit u mbajt të hënën në Tiranë, ku liderët e Bashkimit Europian premtuan një plan për rritjen ekonomike për zhvillimin e tregut rajonal në Ballkanin Perëndimor, por të kushtëzuar nga reformat.

Samiti i 10-të i procesit të inicuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014 u mbajt për herë të parë në një vend jo anëtar të BE-së.

Kryeministri Rama ishte kujdesur për notat e spektaklit të aktivitetit, që ironikisht përfundoi me mungesën e përkthimit në konferencën finale për shtyp me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në hyrjen e COD në kryeministri të pranishmit ndoqën një performancë baleti të koreografit Angjelin Preljocaj, ndërsa tryezës kryesore të diskutimit i parapriu shfaqja e një dokumentari mbi historinë e ndërtesës dhe të vendit, ku Rama ishte edhe narratori.

“Bashkë me 2.2 milionë shqiptarëve të tjerë na ishte mësuar që të mos vinim tek ju, të mos i shtrëngonim duart me ju, dhe nëse ju do të guxonit të vinit këtu, t’u vrisnim,” thotë ai ndër të tjera në videon 7 minutëshe.

Gjatë fotos familjare, liderët u bënë spektatorë të një shfaqje artistike me valle popullore ku përfaqësoheshin të gjitha pakicat etnike në Shqipëri.

RonaTyra

Përtej fasadës së një fronti të bashkuar në një synim të përbashkët, samiti nuk i fshehu dot problemet mes vendeve të rajonit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se kishte ardhur në Tiranë që t’i kërkonte Ramës që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, të lejohej të bënte betimin nga paraburgimi, ku ndodhet që në maj.

Pas një rikonstruksioni total, Piramida u përurua si kampus për degën e re të Kolegjit Europian të Bryzhit në një ceremoni tjetër të veçantë gjatë ditës, ndërsa liderët e BE-së vunë theksin tek nevoja për reforma të shpejta për përafrimin e vendeve të Ballkanit me ekonomitë e vendeve anëtare.

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu