Bayern Munich ka nënshkruar me Daley Blind, 32 vjeç, mbrojtësin e kombëtares holandeze, i cili është liruar prej disa ditësh (gjashtë muaj para mbylljes së kontratës) nga Ajax. Lojtari u largua nga aeroporti i Amsterdamit për të mbërritur në Mynih për ekzaminime mjekësore.
Blind zëvendëson të dëmtuarin Lucas Hernandez në skuadrën bavareze, me këtë të fundit jashtë fushave deri në fund të sezonit për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2022. Blind do të nënshkruajë deri në qershor 2023, me opsion edhe për vitin e ardhshëm.
Nënshkrimi nga bavarezët me portierin zviceran të shqiptarëve (është mik i ngushtë i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në kombëtaren helvete) Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach, për të zëvendësuar të dëmtuarin tjetër Manuel Neuer, është gjithashtu shumë afër. “Po”-ja duhet të arrijë gjatë ditës së sotme.
I lindur në Amsterdam më 9 mars 1990, Blind e filloi karrierën tek Ajax (i njëjti klub ku luante babai i tij, Danny). Pastaj e pa veten për një kohë të shkurtër (në huazim) te Groningenm përpara se të kthehej gjithmonë tek Ajax.
Në vitin 2014 mbërriti transferimi i tij për 18 milionë euro te Manchester United, ku qëndroi katër sezone, përpara se të rikthehej sërish tek Ajax. “Palmaresi” i tij është mjaft i pasur: dallohen 7 tituj kampioni holandeze, të gjithë me Ajax, dhe një ‘Europa League’ me Manchester United më 2017.