Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj!?/ Avokati shqiptar tregon…

0
Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj!?/ Avokati shqiptar tregon…
Gjigandi

Dje Shqipëria zgjodhi president Bajram Begajn. Kundër kësaj kishte dalur Sali Berisha.

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me këtë duhet thënë se Berisha trembet nga zgjedhja e tij sepse Bajram Begaj, para dhjetë ditësh ka qenë i pritur me qylym të kuq në Pentagon, gjë të cilin Berisha është shpallur non grata nga SHBA.

Shkrimi i plotë:

Koha nuk ka gjuhë, por flet.

Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj:

RonaTyra

Sepse ai ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare?

Sepse ai i ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara?

Sepse në këto momente historike në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake amerikane?

Apo, sepse Bajram Begaj, para dhjetë ditësh ka qenë i pritur me qylym të kuq në Pentagon?

gjitha këto pyetje janë bashkë: Sali Berisha është trembur në lidhje me pozicionin e tij antiamerikan, në një kohë që ai është nongrata në Amerikë për krime të rënda.

Kurse NATO dhe shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri ushtarake për arsye të luftës në Ukrainë, dhe janë prezent këtu.

Sigurisht kjo është arsyeja. Dhe prandaj është trembur Saliu.

Nuk ka pse trembet, se ushtarakisht mund të merret nën akuzë, por përpara një gjykate, se këto janë shenjat që ai do të dalë si i akuzuar.

Duhet të përgatitet që të marrë pafajësinë nga ajo gjykatë.

Saliu vetë po iu thotë shqiptarëve se është i pafajshëm, por pafajësinë e tij duhet ta japë një gjykatë.

Në të kundërt, nëse nuk shpallet i pafajshëm nga një gjykatë, Sali Berisha rrezikohet me gjithë familjen e tij për një burg të gjatë.

Të shohim, koha nuk ka gjuhë, por ajo flet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu