Bastet sportive, Ibrahimaj: Në 3 muajt e parë të vitit të ri do miratojmë ligjin

0
Gjigandi

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për bastet sportive gjatë konferencës së përmuajshme me gazetarët.

E pyetur se kur do të lejohen bastet sportive, Ibrahimaj tha se procesi është duke u finalizuar dhe me fillimin e vitit të ri do të nisin procedurat për miratimin e ligjit.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara.

Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha Ibrahimaj.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu