Basha takon pasuesen e Merkel: Sapo të vijmë në pushtet, plan strategjik për investimet gjermane

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është edhe ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë. Në takimin me pasuesen e Angela Merkel në krye të CDU-së, Basha është shprehur i gatshëm për miratimin e reformës zgjedhore në Shqipëri.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Me kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherësh Ministre e Mbrojtes e Gjermanisë pata kënaqësinë të bashkëbisedoja mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që CDU i jep Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. Partia Demokratike do të angazhohet për të përmbushur të gjithë hapat e përcaktuar në vendimin e Bundestagut, duke nisur me miratimin e reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, shprehet Basha.
Kryeopozitari thekson se sapo PD-së t’i besohet qeverisja e vendit, do të vendosë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja.
“E falenderova kryetaren e kristiandemokratëve gjermanë për ndihmën dhe përkrahjen e CDU me ekspertët e saj më të mirë për planin tonë ekonomik, zbatimi i të cilit do të ndihmojë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke hapur vende pune me paga dinjitoze në veçanti për të rinjtë.
Sapo PD-se t’i besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vëmë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune.
Përparësia jonë është që të rinjtë shqiptarë të kenë të gjitha mundësitë dhe të zgjedhin të ndërtojnë te ardhmen në Shqipëri”, shprehet Basha.

FOTO GALERI
1/3

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu