Ashtu si Shqipëria edhe Kosova ka bërë hapa pas në ekonomi, duke rënë nga vendi i 44 në të 57-të
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Kosova në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes është renditur në mesin e 20 vendeve që kanë bërë reforma, por që në të njëjtën kohë ka shënuar rënie në ranglistë, ku nga pozita e 44 sa ka qenë, tani gjendet në pozitën e 57.
Rukiqi tha se kjo rënie vije si pasojë që në vend ka një ngadalësim të reformave, ku përmendi se ngadalësim më i theksuar është te reformat e zbatimit të kontratave. “Janë dy fakte me rëndësi që të theksohen, Kosova është ne mesin e 20 vendeve që kanë bërë reforma, do të thotë që konsiderohen si vende reformatore. Mirëpo, të njëjtën kohë ka edhe rënie, nga vendi 44 që ka qenë në vendin 57 që është tash. Kjo vjen për një arsye, do të thotë kemi një ngadalësim të reformave në kohën kur vendet tjera kanë bërë reforma shumë më të shpejta dhe i kanë konkretizuar këto reforma. Përderisa të tjerët rriten më shumë dhe ti shkon më ngadalë, normalisht që edhe pse je ndër 20 top reformatorët, do të thotë edhe pse jemi një ndër top 20 reformatorët kjo pastaj të ndikon këtë rënien në ranglistë. Sidomos ka ngadalësim të reformave tek zbatimi i kontratave dhe kjo e ka ndikuar dukshëm pozicionin e Kosovës në këtë raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore. Mirëpo, është inkurajuese që kemi progres sa i përket lejeve të ndërtimit, sa i përket qasjes në energji ele ktrike dhe këtu mund të them pa modesti që është një angazhim edhe i OEK-ut”, tha ai. Rukiqi tha se te një pjesë e mirë e indikatorëve Kosova është në mesataren e rajonit, por që tha se ka edhe indikator ku Kosova është nën mesataren e rajonit.
“Qeveria në ardhje duhet të vazhdojnë me reformat aty ku ka mbetur, por në të njëjtën kohë të nisin një varg reformash, sidomos ato që lidhen me sundimin e ligjit, me edukimin, me burokracinë, që realisht ne të jemi pak a shumë në një hap me vendet e rajonit”, tha ai.
Në një konferencë për media, Rukiqi ka treguar edhe detaje të vizitës së tij në Gjermani, ku është takuar me këshilltarin për çështje ekonomike të kancelares Angela Merkel. Ai tha se në këtë takim ka qenë edhe kryetari i Odës së Serbisë.
“Fokusi ka qenë tek eliminimi i barrierave në rajon, të cilat për vite me radhë e kanë penguar sidomos pozicionin tregtar të Kosovës, duke ditur që ka pasur barriera të vazhdueshme tregtare, barriera të ndryshme jo tarifore, barriera me sfond politik, sidomos nga Serbia dhe Bosnja. Tash në kontekstin e ri ku mund të ketë vonesa në procesin e integrimeve evropiane gjithmonë më shumë e më shumë po del në pah ideja për krijimin e një hapësire të përbashkët ekonomike në vendet e Ballkanit perëndimor. Pak për spektakël mediatik ia kanë vendosur emrin mini shengeni ballkanik, mirëpo realisht kjo është ideja e kamotshme që ka qarkulluar për krijimin e një hapësire ekonomike rajonale, që nuk është e ngjashme me shengenin, për shkak se shengeni e ka mundësuar lëvizjen e lirë të personave po që është e ngjashme me hapësirën ekonomike evropiane ku janë Norvegjia, Zvicra, Islanda. Do të thotë disa vende që e kanë raporte shumë të afërta me Bashkimin Evropian kanë legjislacion të njëjtë me vendet e Bashkimit Evropian, janë pjesë e tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian, mirëpo politikisht dhe juridikisht nuk janë pjesë e BE-së. Në këtë model po mundohet që të projektohet kjo ideja e hapësirës ekonomike të Ballkanit Perëndimor, me 6 vende të Ballkanit Perëndimor, ku do të lëvizen lirshëm njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitali dhe idetë”, tha ai.
Ai tha se çështje tjetër me rëndësi që është diskutuar në këtë takim ka qenë edhe përkrahja e ardhshme e Qeverisë Gjermane për investime në rajon. Gjiahstu, tha se është diskutuar edhe tema e kompanive gjermane si Volksëagen, BMV. ku nëse eliminohen barrierat mund të ketë lëvizje pozitive.
Rukiqi bëri të ditur se janë dakorduar që takimin tjetër ta mbajnë në muajin mars ose prill të vitit të ardhshëm.Kosovapress