Balet dhe pikturë për Europën, pritja e pazakontë e Ramës për liderët europianë

0
Gjigandi

Ndërsa sytë e gjithë Europës sot janë drejt Tiranës, kryeministri Rama ka zgjedhur të presë në një mënyrë të pazakontë liderët evropianë në ambientet e Kryeministrisë.

Pas pritjes në tapetin e kuq, të gjithë u zhvendosën brenda Kryeministrisë, ku midis gjithë liderëve po luhej një skenë baleti nga dy artistë francezë, të cilët kanë interpretuar pikturën e famshme.

Kjo shfaqje u pasua me zbulimin e një pikture të një artisti të njohur italian, për Europën.

Pas përfundimit të koreografisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkonte që të ndërthurte artin e baletit me atë të pikturës, e cila u zbulua nga balerinët.

Më pas ishte koreografi që bëri të mundur pjesën e baletit, i cili zbuloi se puna për mini-shfaqjen kishte nisur vetëm 24 orë më parë.

RonaTyra

Ai tregoi se gjatë komunikimit me kryeministrin i ishte drejtuar duke thënë “Edi je i çmendur?!”, pasi sipas tij nuk mund të krijonte diçka të re me këtë limit kohor.

Megjithatë ai falënderoi kreun e qeverisë për mundësinë e dhënë, ndërsa pjesëmarrësit e Samitit vijuan me axhendën e tyre.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu