Tirana mirëpret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Në këtë samit, do të marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samtit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.
Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Ed Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Në orën 12:00 do të nisë punimet sesionin i parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. Në sesionin e dytë, do të diskutohet bashkëpunimi për investime në fusha të ndryshme, ndërsa në fund do të këtë një konferencë të përbashkët Rama-Scholz Von der Leyen.
Punimet e Samitit përmbyllen me inaugurimin e Kolegjit Evropian dhe qendrës Tumo, piramidës së transformuar, ku do të mbahen punimet e samitit. Samiti i Berlinit do t’i kushtojë shtetit 51 milionë lekë.
AXHENDA:
11:00 – Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”
11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)
H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Formati: 1+2
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
13:30 – Foto familjare
14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam
Formati: 1+0
15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës
Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Znj. Majlinda Dhuka
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të
Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida
17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp
H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Vendi: Piramida
18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
Video projeksion i Piramidës
Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
Përvoja e shfaqjes së dritës në VR
Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve
19:30 – Fundi i eventit
j.l./ ABC24.AL