Çfarë po ndodh në Spitalin e Traumës?/ 14 punonjës lanë punën, burimet: Priten shkurtime të tjera…

0
Gjigandi

Gjatë vitin 2021 në Spitalin Universitar të Traumës 14 punonjës nga administrata me detyrë mjek dhe drejtues kanë lënë detyrën.
Vetëm në 6 muaj kanë dhanë dorëheqjen 2 mjek specialist, 2 nëndrejtorë dhe 10 punonjës të administratës.
Mbetet e paqartë pse gjithë kjo rrjedhje nga spitali më i rëndësishëm në Republikën e Shqipërisë, ku ngrihen disa pikëpyetje se çfarë i ka detyruar punonjësit që të lënë ‘Spitalin e Traumës’.
Por drejtoresha Edlira Bode sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë është e preferuara e Ogerta Manastirliut. Bode zbaton verbërisht çdo tekë dhe kapriço të ministres, pavarësisht se i është kërkuar të heqë njerëz nga puna apo t’i detyroj të japin dorëheqjen.
Për vlerësim më të lartë e dinjitet, mjekët po emigrojnë drejt Gjermanisë gjithmonë e më shumë.
Burime nga Drejtoria e Spitalit bëjnë me dije se shkurtime të reja priten në radhët e kryeinfermierëve dhe bluzave të bardha.
“Muajt e ardhshëm kemi nevojë të bëjmë lëvizje të reja sepse infermierët në këto struktura duhen të rinj, duhet ta kuptojnë se nuk mund të plaken në këto pozicione”, u shpreh burimi për Abc24.al. Ky lloj motivacioni është diskrimin për shkak të moshës, për shkak të ligjit dhe kodit të punës.
Gjithashtu spitali ka dërguar për miratim strukturën në Ministrinë e Shëndetësisë por që ende nuk është specifikuar struktura e këtij spitali.
Ashtu siç paralajmërohet nga burimet për Abc24.al, e preferuara e Manasterliut do vijojë punën me sëpatë, pasi priten largime të tjera në spitalin e Traumës.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu