Avioni i linjës “WizzAir” në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi, pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke.
Lajmin e bën të ditur gazetari i Arben Manaj, që e ka denoncuar këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale.
“E pabesueshme! Sot në linjën e Wizzair Tiranë-Londër, avioni në vend që të nisej drejt Londrës, për katër grekë ka fluturuar fillimisht drejt Selanikut, përkundër zemërimit të pasagjerëve! Kjo ndodh vetëm me pasagjerë shqiptarë!
Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda! A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!”, shkruan Manaj i irrituar në rrjetin social Facebook.
Por më pas, komentuesit, kanë nxjerrë edhe itinerarin e lëvizjes së avionit. Dhe siç e evidenton njëri prej tyre, me “FlightRadar24” tregohet fare qartë lëvizja e linjave WizzAir në të gjitha ditët, ku ky fluturim është paraqitur me ngjyrë gri dhe jo me jeshile.
“Mos kanë fluturuar off-record këta, se nuk mund të ketë shpjegim tjetër”, shkruan një prej komentuesve.
j.l./ dita