Audio për 21 Janarin, Artan Hoxha: Do të dorëzoj atë që kam bërë publike, t’u jepet përgjigje familjarëve të viktimave

0
Gjigandi

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për mediat pas dëshmisë së dhënë në Policinë e Tiranës në lidhje me audion e zbuluar nga protesta e 21 janarit.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha deklaroi se detyra i është lënë policisë gjyqësore, ndërsa shtoi më tej me tone humoristike se duke ndjekur fjalën e avokatit Maks Haxhia, është veshur trashë pasi është i përgatitur për të qëndruar gjatë në këto ambiente.

Sakaq, ai shtoi se çfarë ka qenë për tu bërë publike është bërë nga ana e tij, ndërsa bëri thirrje për dhënien e një përgjigje për familjarët e viktimave Aleks Nika dhe Hekuran Deda të cilët sipas tij “janë ekzekutuar me urdhër” dhe ende nuk kanë autorë.

“I jam përgjigjur thirrjes së Prokurorisë. Duke ndjekur moton e avokatit Maks Haxhia, i cili ka thënë se ata që vijnë këtu në kohë dimri duhet të vishen trashë, jam veshur trashë se e kam ndërmend të qëndroj gjatë. Besoj se çfarë ka qenë për t’u bërë publike e kam bërë dhe ata e vlerësojnë nëse është një indicie që të çojnë drejt eprorëve apo nëse është një element që të çon te zbardhja e 21 Janarit.

12 vite pas, ne kemi dy të vrarë Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën që janë ekzekutuar përpara kamerave dhe janë pa autorë dhe ajo që duhet të jepet përgjigje nga ish kryeministri i kohës, që vazhdon me variantin e vjetër, ndërkohë që ajo që kam nxjerrë se Garda jo vetëm që nuk ka zbatuar ligjin por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm me urdhër.

RonaTyra

Rama e Berisha duhet t’u japin përgjigje vajzave të atyre katër personave që u vranë. Kush e vrau Aleks Nikën? Kush e vrau Hekuran Dedën? Kjo është ajo që duhet zbuluar. Për fat të mirë kemi një autor për vrasjen e Veizit. Nuk ka rëndësi se cili kryeministër e jep përgjigjen, i sotmi apo i djeshmi, të dy bashkë duhet të japin një përgjigje”, tha Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu