Atentati në Tiranë/ Ndërron jetë në spital 49-vjeçari Edmond Papaj, Policia jep detajet

0
Gjigandi

Ka ndërruar jetë në spital personi që u dërgua me plagë të rënda tek “Trauma”.

Viktima është Edmond Papaj. Ai u qëllua brenda një lokali në zonën e Komunës së Parisit”.

Policia ka nisur kërkimet për atutorin e kësaj vrasje, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu