“Astiri”/ Braçe: 10 milionë dollarë janë tallje? Le t’ua paguajë Basha një shtëpi luksi

0
Gjigandi

Zv/kryeministri Erjon Braçe thotë se nuk mund të konsiderohen tallje 10 milionë dollarët që po jepen për dëmshpërblime në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Braçe kritikon edhe kryeopozitarin Lulzim Basha, të cilit i kërkon t’u blejë protestuesve te “Astiri” shtëpi luksi si ajo ku jeton vetë, nëse i konsideron tallje dëmshpërblimet që po jepen.
Reagimi i plotë
130 milionë lekë tallje?
10 milionë dollarë tallje?
A i dini numrat apo jo?
Vetëm për 8 objekte në Lotin1 janë paguar e marrë: 148 milionë lekë/1.2 milion dollarë!
Për 15 objekte të tjera tek Loti1, janë ndarë paratë e janë gati: 360 milionë lekë/3.4 milionë dollarë!
Bëjini vetë llogaritë!
Kjo veç tallje nuk mund të jetë!
Ky Lylzim Basha që është pareli i madh shumë, patjetër, t’ua paguajë një shtëpi sa shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë!
Por nga lekët e tija ama, nga lekët e tij!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu