Kreu i Kadastrës Artan Lame ishte në Spitallë të Durrësit ku ndau lejet e legalizimit për banorët e zonës.
Gjatë fjalës së tij Lame shënjestroi noterët duke deklaruar se disa prej tyre shfrytëzojnë rastin për të kërkuar lloj lloj favoresh.
Ai u shpreh se duhen hetuar rastet kur noterët sjellin vërdallë qytetarët duke vendosur një filtër para shtetit.
“Mos e mendoni se çdo gjë bëhet për lekë. Ju e keni ndjekur problematikën dhe njoftimet e këtyre ditëve në online. Shumë qytetarë u drejtohen noterëve për të bërë veprimet e tyre.
Si ka një mori noterësh që respektojnë ligjin, ka dhe noterë që shfrytëzojnë rastin për të kërkuar lloj lloj favoresh.
Një noter që i thotë qytetarëve që janë mbyllur zyrat e Durrësit. Duhet marrë dhe hetuar ky rast. Se ne po bëjmë gjithë këtë punë dhe të flasë një filtër tjetër para nesh”,
shkruan Artan Lame.