​Arrestohen huliganët që dëmtuan sallën në Pallatin e Rinisë

0
Gjigandi

Arrestohen personat e dyshuar që kryen veprën penale huliganizëm në Pallatin e Rinisë.

Më 8 dhjetor gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhu një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Policia bën të ditur se, pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm

RonaTyra

Me datën 08.12.2022, rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Informacion shtesë:

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intensivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me incidentin dhe dëmin e konsiderueshëm që është shkaktuar në rastin e sipër shënuar.

Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është bërë ri-cilësimi i veprës penale në Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së,

kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 5 perona të dyshuar :

– A.B. mashkull, 30 vjeç dhe

-A.B. mashkull, 25 vjeç,

K.R, mashkull, 31 vjeç,

B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe

F.T, mashkull, 29 vjeç,

tre prej të cilëve, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Nga ana e hetuesve, në vazhdimësi janë duke u ndërmarr veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu