Arrestimi i mashtruesit Fatih Özer/ Mediat turke japin detajet, ja çfarë shkruante 28-vjeçari në rrjetet sociale

0
Gjigandi

Mediat turke kanë reaguar në lidhje me arrestimin e turkut në vendin tonë, Fatih Özer i cili mashtronte qytetarët me qindra miliardë dollarë të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

CNN turk shkruan se mashtruesi u kap në rajonin e Vlorës ndërsa ka qenë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili informoi homologun e tij Süleyman Soylu në lidhje me arrestimin. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi rezultonte i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike me vlerë rreth 2 miliardë dollarë. Mësohet se turku ishte futur në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit më 20 prill 2021.

Lidhur me akuzat, Özer në një reagim në ‘Twitter’ mohonte se kishte lidhje me mashtrimin.

Ai shprehej se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh, ku kjo e fundit bllokoi aktivitetin si pasojë e një sulmi kibernetik.

Sakaq shtonte se pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu