Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Gjykata e Posaçme lëshoi urdhër ndalim, kush është prokurori që ka çuar dosjen

0
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në or 21:00, pas ndalimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të familjes së tij, nga policia në Rinas sot pasdite.

Përflitet se urdhër arrest është lëshuar edhe për një ndërtues si dhe detyrim paraqitje për Sali Berishën.

Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së prokurorit të posaçëm Arben Kraja, ish-kreu i SPAK

Ende nuk është pohuar zyrtarisht arsyeja e ndalimit të Malltezit po mendohet se ka të bëjë me hetimin për kompleksin Partizani.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu