Armando Broja mbyll sezonin pas një dëmtimi të rëndë, Chelsea në kërkim të një sulmuesi tjetër

0
Gjigandi

Dëmtimi në miqësoren ndaj Aston Villas në minutën e 24-të ishte diçka shumë e rëndë për të dhe për Chelsean.

Ulërimat e tij në fushën e blertë treguan qartë se dëmtimi ishte tepër serioz, dhe kështu rezultoi. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, konfirmon se lajme të këqija ka në horizont për Chelsea dhe për Brojën.

Fabrizio Romano thekson se Broja do të jetë jashtë pjesën e mbetur të sezonit pasi ai do të futet në operim. Talenti shqiptar ka këputur ligamentin dhe kjo është shumë e rëndë. Chelsea tashmë thuhet se është vënë në lëvizje për të transferuar një tjetër sulmues në merkaton e janarit.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu