Arbitrimi në përballjen Argjentinë-Holandë, gjyqtari Lahoz dënohet nga FIFA

0
Gjigandi

15 kartonë të verdhë, grushta në fushë dhe faulle pafund, kjo ishte panorama e ndeshjes Argjentinë-Holandë, e cila rezulton e fundit në këtë botëror për arbitrin Antonio Mateu Lahoz.

Spanjolli është dënuar nga FIFA, ndërkohë nuk do të gjykojë më asnjë nga 4 ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës.

Çerekfinalja e 9 dhjetorit regjistroi gjeste antisportive në fushën e lojës, lojtarë të cilët ofenduan dhe sulmuan njëri-tjetrin, ndërkohë nuk i shpëtuan ndëshkimit të Lahoz. Ky i fundit u kritikua nga FIFA për vendimet e tij, teksa lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave shpërthyen ndaj 45-vjeçarit nga Valencia.

Në dosjen që qeveria botërore e futbollit ka përgatitur janë 48 shkelje të sanksionuara, 30 për albiçelestët dhe 18 për tulipanët.

Detaje të tjera po dalin dita ditës, ndërkohë që hetimi nga FIFA do të vijojë ende. Jo vetëm ndaj Lahoz, por edhe ndaj Argjentinës, ku në përfundim të ndeshjes ka pasur një përplasje të ashpër mes trajnerit Luis Van Gal dhe sulmuesit Lionel Messi.

RonaTyra

Argjentina ishte skuadra që avancoi më tej, ku në gjysmëfinale do të përballet me Kroacinë.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu