Reperi i njohur e që ka patur shumë sukses me këngët e tij, Fero së shpejti do të ketë biznesin e tij. “Insajderi” bën të ditur se Fero po punon në hapjen e një studioje muzikore, që do mbajë emrin “Gang gang Entertainment”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Arbenita e cila ka postuar lajmin në Instagram dhe shkruan: “Jam grua krenare”.
Pas qëndrimit të gjatë në Gjermani, Fero është rikthyer në Kosovë, ku po punon për hapjen e studios, me një ekip të madhe ku përfshihen emra si Endrit Rrahmani, regjisor i shumë videove dhe bashkëpunëtor i Feros në shumë projekte, Egzon Ramizi producent, e të tjerë.