Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar se është hapur aplikimi për përfitimin nga “Bonusi i Rijetësimit”.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ministrja njofton se kjo është një nisëm e re e qeverisë Shqiptare, e cila do të mbështesë të gjithë ata që kanë në pronësi këto objekte si: objekt në qendra historike, ansamble historike urbane, zona arkeologjike apo monumente kulture.
Në njoftim shkruhet ndër të tjera se, kjo nisëm ofron një grant prej 1-5 milionë lekë, në lidhje me restaurimin apo rijetësimin e objekteve të sipërpërmendura.
Ndër të tjera aplikimi do të kryhet përmes portalit e-albania.
Postimi i Plotë:
Hapet sot aplikimi për të përfituar nga 𝘽𝙤𝙣𝙪𝙨𝙞 𝙞 𝙍𝙞𝙟𝙚𝙩𝙚̈𝙨𝙞𝙢𝙞𝙩, nisma më e re e Qeverisë Shqiptare🇦🇱, që mbështet të gjithë ata që kanë në pronësi apo përdorim një objekt në qendra historike, ansamble historike urbane, zona arkeologjike apo monumente #kulture jashtë tyre, për t’i restauruar apo rijetësuar.
👉🏼 Granti varion nga 1-5 milionë lekë
📲 Aplikimi kryhet përmes portalit e-albania.al, në rubrikën: “Aplikim për Leje për Ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale dhe Bonus Rijetëzimi”