Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e pafajësisë së Shkallës së Parë për anëtaren e vetingut Etleda Çifteja.
“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së.
o.j/dita