Situata e motit në vend, Peleshi: Nuk ka situata problematike

0
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat tha se deri më tani nuk paraqiten probleme nëpër qarqe për shkak të reshjeve të shiut.

Ai theksoi se të gjitha shtabet e bashkive janë në gatishmëri të plotë dhe kanë punuar për të parandaluar përmbytjet e mundshme nga reshjet.

Megjithatë, Peleshi shtoi se në ditët në vijim është parashikuar përkeqësim i motit ndaj duhet treguar një kujdes i shtuar.

“Deri tani nga raportimet e bëra në 24 orët e fundit nuk kemi situata problematike në qarqe. Kuotat e lumenjve janë normale. Në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës dhe Lezhë mund të kemi vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, mund të ketë përmbytje të lokalizuara në varësi të gjendjes së lokalizimeve.

Të gjitha shtabet e Bashkive janë në gatishmëri, kanë punuar në kohë për të parandaluar përmbytjet e mundshme. Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme”, tha Peleshi.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu