Anxhela Peristeri publikon këngën e re “Vallëzim”

0
Anxhela Peristeri publikon këngën e re “Vallëzim”
Gjigandi

Artistja e njohur nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, ashtu siç kishte paralajmëruar ka prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Vallëzim” mban titullin kënga e re, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe muzika është bërë nga Gramoz Kozeli, kurse ky i fundit bashkë me Klajv Kajnon janë kujdesur edhe për aranzhmentin.

Anxhela Peristeri (Foto: YouTube)

RonaTyra

Producimi ndërkaq u bë nga produksioni i njohur, Don Production.

Këngëtarja gjithashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip dhe thotë se këta projet ia ka dedikuar të gjithë atyre që martohen sivjet.

“Le të nisim bashkë sezonin më të bukur të dashurisë dhe martesave. Dhuratë për të gjithë ata që do kurorëzojnë këtë vit dashurinë e tyre dhe që e gjejnë veten në këtë këngë”, u shpreh ajo.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Peristerit.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu