Tenderi i barnave për qendrat shëndetësorë që mbulojnë zonat turistike verore vitin e kaluar ishte hapur që në prill por në 2022 ky tender u hap 2 muaj më vonë dhe përkatësisht në mes të sezonit turistik.
Por për veç se me vonesë Ministria e Shëndetësisë “ktheu mendje” duke mos lejuar që ky zë në buxhet t’ju shkoj në ndihmë qytetarëve por u anulua. Një armatë e tërë e ngritur për të shqyrtuar këtë tender për të vendosur kriteret dhe për ta kopsitur. Me ditë të tëra pune të punonjësve të paguar nga shqiptarët shkoi dëm sepse Manastirliu ndryshoj mendje.
Deri më tani dikasteri më i lartë i shëndetësisë nuk ka dhënë një përgjigje, përse e ka anuluar këtë tender i cili afatin e fundit e kishte deri në 22.06.22 duke.
Disa pyetjet lindin për këtë tender të destinuar për shëndetin e qytetarëve:
- Kush ndërhyri që tenderi të pezullohej?
- Përse u anulua një tender që vit për vit ishte i destinuar për qytetarët?
- Ku shkuan lekët për këtë zë nga buxheti e shtetit?
Gazetarët tanë u interesuan nëpërmjet burimeve në Ministrinë e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, konfidencialisht morën një përgjigje.
“Ministrja jonë zgjedh çdo alternativë që është pa lekë që mos të preket buxheti që të kursej sa më shumë”
Të shokuar nga kjo përgjigje, sepse 33 milion euro në vit nga buxheti shkojnë për 4 koncesione një ndër tyre sot që flasim është në SPAK. Sistemi shëndetësor shqiptarë renditet i fundit në Ballkan, shqiptarët paguajnë sot për shëndetësi dhe shërbimi është më keq se kurrë.
Organizata botërore për vlerësimin e sistemit shëndetësor vlerëson se në Shqipëri sistemi është primitiv. “Health Care Poëer House” e rendit Shqipërinë në 3 vitet e fundit me sistemin më të keq shëndetësor në Europë.
Prej vitit 2013, treguesit kanë ardhur në përkeqësim në raport me vendet e rajonit. Arsyet kryesore të krizës së madhe në shëndetësi janë nën financimi, më i ulëti në Ballkan, përball qëndrojnë shpenzime gjigande për PPP korruptive. Buxheti për shëndetësinë është rreth 125 euro për njeri, 10 herë nën mesataren europiane. 60% të shpenzimeve shqiptarët i paguajnë direkt nga xhepi.
Me gjithë raportet që nxijnë faqe të tëra për Shëndetësinë në vend kur vjen punë tek qytetarët Manastirliu kursen, duke vënë në pikëpyetje gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu; Jetën.
Ne vajtëm ne terren për të parë se si ishte situata dhe u hasëm me acarim dhe përplasje me bluzat e bardha, mjekëve dhe infermierët u ishte bërë presion që mos të flisnin nëse kishte apo nuk kishte barna.
Pikat verore i marrin barnat “borxh” nga Qendrat Shëndetësorë, duke i mbuluar me fondet e tyre dhe buxhetin e alokuar nga FSDKSH. Por problemi vjen më pas, drejtuesit e qendrave duhet të përgjigjen ligjërish ose edhe me masë administrative, gjoba për cenim të buxhetit , pra vet shteti e kthen në kaos sistemin shëndetësor. Pavarësisht se ministiria nuk u lë alternativ tjetër, do tju kërkojnë llogari për zgjidhjet emergjente që kanë bërë qendrat.
Por nuk mbaron këtu, propaganda vazhdon ditën e shtunë 24.07.2022 Ministrja Manastirliu viziton Qendrat shëndetësore verore e lumtur me arritjet që i ka vendosur vetes.
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*