Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) ka njoftuar se ka anuluar mbajtjen e Olimpiadës së Shahut në Rusi
Edicioni i 44-të i Olimpiadës së Shahut që pritej të mbahej në Rusi, është anuluar sot.
FIDE ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter se Këshilli i FIDE ka vendosur që ta anuloi atë,
“Federata Ndërkombëtare e Shahut ka vendosur që Olimpiada e 44-të e Shahut, që përfshin gara me lojtarë edhe me aftësi të kufizuara dhe Kongresi i FIDE nuk do të zhvillohen në Rusi. FIDE do të bëjë të pamundurën që ta organizojë diku tjetër Olimpiadën për të cilën do ju informojmë me kohë”,
kanë shkruar ata.