Anonymous hakon kanalet televizive në Rusi dhe transmeton ngjarjet nga Ukraina

0
Anonymous hakon kanalet televizive në Rusi dhe transmeton ngjarjet nga Ukraina
Gjigandi

Pas shpalljes së luftës kibernetike, Anonymos ka hakuar faqet e qeverisë ruse dhe gjatë ditës ka kryer disa ka hakuar edhe disa kanale televizive shtëtërore në Rusi, ku janë transmetuar ngjarjet e vërteta nga Ukraina.

Në disa raste gjatë ditës, në rrjetet sociale u postuan video të televizioneve në shtëpitë ruse, ku vazhdimisht transmetohej himni kombëtar i Ukrainës në vend të programeve në kanalet ruse, dhe gjatë sulmit të fundit, Anonymous i zëvendësoi himnet me regjistrime të ngjarjeve nga Ukraina.

“K

analet televizive shtetërore ruse janë hakuar nga Anonymous për të transmetuar të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë

“, thuhet në deklaratë.

RonaTyra

JUST IN: #Russian state TV channels have been hacked by #Anonymous to broadcast the truth about what happens in #Ukraine. #OpRussia #OpKremlin #FckPutin #StandWithUkriane pic.twitter.com/vBq8pQnjPc

– Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) February 26, 2022

Gjatë hakimit janë transmetuar pamje të luftës, ndërtesat e dëmtuara, njerëzit në stacionet e metrosë dhe autobusët me gra dhe fëmijë që largoheshin drejt Polonisë.

Të gjitha këto pamje janë shoqëruar me mesazhe për popullin rus.

Anonymous u ka bërë thirrje më parë të gjithë hakerëve, pra luftëtarëve dixhitalë, që të bashkohen në luftën kibernetike kundër Rusisë.

Kujtojmë, një nga sanksionet amerikane që mund t’i drejtohet Rusisë i referohet edhe kufizimeve në ofrimin e shërbimeve të internetit, gjë që do ta vështirësonte komunikimin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu