Anketa: Ja sa % e amerikanëve vlerësojnë pozitivisht punën e Biden

0
Gjigandi

Sipas një ankete të fundit, miratimi i punës së Presidentit Biden ra në nivelin më të ulët të presidencës së tij këtë javë, ndërsa amerikanët duken gjithnjë e më të lodhur nga pandemia e COVID-it dhe ndikimi i saj mbi ekonominë.

Anketa u krye nga agjencia Reuters dhe kompania kërkimore Ipsos më 19 dhe 20 janar.

Sipas anketës, vetëm 43 për qind e amerikanëve shprehen pozitivisht për punën e presidentit, ndërsa 52 për qind negativisht dhe pjesa tjetër të pavendosur. Javën e kaluar, 45 për qind kishin mendim pozitiv dhe 50 negativ.

Ndërsa në muajt e parë në detyrë, shifrat pozitive ishin mbi 50 për qind, popullariteti i presidentit filloi të bjerë në mes të gushtit, ndërsa vdekjet nga COVID-i u shtuan në mbarë vendin dhe pas dështimit të tërheqjes nga Afganistani.

Rënia e vazhdueshme e popullaritet ka shkaktuar alarm mes demokratëve, të shqetësuar se në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres, mund të humabsin shumicën në të dyja dhomat.

RonaTyra

Nëse republikanët marrin shumicën e kongresit më 8 nëntor, agjenda legjislative e Presidentit Biden mund të dështonte.

/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu