Analizë: Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mbi 150 marrëveshje vetëm në letër. Beteja për protagonizëm vijon

0
Gjigandi

Dy qeveritë shqiptare ajo e Edi Ramës në Tiranë dhe ajo e Albin Kurtit në Kosovë zhvilluan mbledhjen e 8-të që dy qeveritë organizojnë që nga viti 2014, kur Edi Rama u ul me Hashim Thacin në Prizren. Analiza dhe të gjitha shifrat flasin se  dy qeveritë kanë bërë vetëm shou për protagonizëm apo për ego personale politike duke firmosur mbi 150 marrëveshje dhe Memorandume dhe duke zbatuar fare pak për të mos thënë aspak. I vetmi që nuk ka ndryshuar në të 8-ta mbledhjet ka qënë kryministri shqiptar Edi Rama ndërsa nga pala e Kosovës ai është ulur me disa kryeministra.

Tabela më poshtë që Abc24.al ka pregatitur tregon datat dhe me kë është ulur Edi Rama.

MARRËVESHJET NË 8 MBLEDHJE SHQIPËRI-KOSOVË

 1 .Në 11 janar 2014 Prizren  Kryeministër i Kosovës HashimThaci

  1. Në 23 mars 2015 5 marrëveshje, 4 memorandume Tiranë, Kryeministër i Kosovës Isa Mustafa
  2. Në 3 qershor 2016 U firmosën 7 marrëveshje Prishtinë Kryeministër i Kosovës Isa Mustafa
  3. Në 27 nëntor 2017 12 marrëveshje dhe memorandum në Korcë, Kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj
  4. Në 26 nëntor 2018 në Pejë Kryeministër Kosovar Isa Mustafa
  5. 2 tetor 2020 Tiranë 14 marrëveshje Kryeministër Kosovar Abdulla Hoti
  6. Nëntor 2021 Elbasan 13 marrëveshje Kryeministër Kosovar Albin Kurti
  7. 20 qershor Kosovë 18 marrëveshje  Kryeministër Kosovar Albin Kurti

 Takimet e mëparshme ndërqeveritare

RonaTyra

Takimi i parë Shqipëri-Kosovë u mbajt në Prizren, në 11 janar 2014

U nënshkruan disa marrëveshje si dokumenti për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve, për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë, në fushat e transportit dhe infrastrukturës dhe në fushën e integrimit evropian.

Takimi i dytë, në Tiranë në 23 mars 2015

Palët nënshkruan 5 marrëveshje, 4 memorandume dhe dy protokolle bashkëpunimi në fushat e sigurisë, arsimit, kulturës, bujqësisë dhe ekonomisë e financave.

Takimi i tretë në Prishtinë në 3 qershor 2016

U firmosën 7 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Takimi i katërt në Korçë në 27 nëntor 2017

U nënshkruan 12 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit euro-atlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura etj.

Takimi i pestë në Pejë në 26 nëntor 2018

Nënshkrimi i disa marrëveshjeve si psh heqja e tarifave të shërbimeve Roaming, kryerja e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën Morinë-Vërmicë, për njohjen reciproke të patentave të shoferëve etj.  Zbatimi i marrëveshjeve për tregtinë

Takimi i gjashtë 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën.

Takimi i shtatë   13 marrëveshje

Takimi i tetë  18 marrëveshje

Sic shihet shumica e marrëveshjeve të nënshkruara janë në fushën e tregtisë, por fakt është që Kosova ka më shumë shkëmbime tregtare me Serbinë sesa me Shqipërinë.

Ajo që bie në sy është se efektet më të dukshme janë vetëm në turizëm dhe kjo për meritë jo të dy qeverive.

Marrëveshjet që janë nënshkruar që nga ekonomia deri te çështjet arsimore, por në terma konkretë, dy shtetet e të njëjtit komb kanë përparuar me hapa shumë të ngadaltë. Në takimet e  shpeshta qeveritare barrierat tarifore, procedurat burokratike dhe konfliktet tregtare kanë mbetur të njëjtën vëmendje . Ato nuk kanë ndryshuar por as firmosja e marrëveshjeve uk e ka nryshuar situatën midis dy vendeve.

Volumi tregtar ndërmjet vendeve shënoi vetëm një rritje të shpejtë gjatë periudhës 2007-2013, kur u aktivizua autostrada Durrës – Kukës, e cila e shkurtoi distancën në rreth 3 orë nga 9-10 orë më parë. Nga viti 2007 deri në vitin 2013, tregtia ndërmjet shteteve shqiptare u rrit me 155%, dhe më pas përparimi ishte më i ngadaltë për shkak të rritjes së barrës së tarifave me skanimin në dogana, tarifën në Rrugën e Kombit dhe një tarifë për terminalet e kamionëve në Kosovë. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, volumi tregtar ndërmjet vendeve u rrit vetëm me 44%.

 

Por cfarë I katakterizon këto mbledhje të përbashkëta? Si shihen ato nga analistët dhe cfarë duhet të ketë kujdes qeveria shqiptare?. Analisti Dritan Hoti ka pranuar të përgjgijet edhe për zërat për një refuzim të ftesës që BE i ka bërë Shqipërisë. Refuzim për të shkruar në Breksel nuk kishte, por analistët kërkojnë vëmendje nga qeveria shqiptare e cila nuk duhet të rreshtohet kurrësesi me Serbinë në këto qëndrime.

Abc24.al ka intervistuar tre analistë për këtë cështje.

ARSIM SINANI analist, Prishtinë

Mbi 150 marrëveshje e Memorandume Shqipëri-Kosovë

  • Që nga vitit 2014 .. 8 mbledhje te përbashkëta të qeverive shqipëri-Kosovë.. dhe më shumë se 150 marërveshje dhe Memorandume. A kanë prodhuar ato më shumë patriotizëm sesa efekte konkrete në ekonomitë e dy vendeve? Mendoj se ka shumë protagonizëm në këtë Bashkëpunimi lipset të bëhet doktrinë. Qytetarët duan gjëra konkrete si në Shqipëri si në Kosovë. Fjalamania është një gjë që kërkon grupe pune.?

 

1 Në sfond të takimeve të shpeshta qeveritare barrierat tarifore, procedurat burokratike dhe konfliktet tregtare kanë mbetur të njëjta. Progresi më shumë se prej mbledhjeve rutinë të qeverive vjen nga Rruga e Kombit. Volumi tregtar ndërmjet vendeve shënoi rritje të shpejtë gjatë periudhës 2007-2013, kur u aktivizua autostrada Durrës – Kukës, e cila e shkurtoi distancën në rreth 3 orë nga 9-10 orë më parë. Nga viti 2007 deri në  Projekti më konkret është rruga e kombit. Tjerat kanë mbet dëshira me motive nga eksaltimi, Kosova pret më shumë dhe gjëra konkrete nga Shqipëria. Barriera me taken është shqetësuese pasi e pengon lëvizjen e lirë. Lipset të rishikohet ajo çështje.

Ndoshta nisja e punës për hekurudhën do jetë nisja e ndryshimit.

Ta shohim pasi vlerësimet janë të ngadalshme administrata kërkon Reforma në Tiranë sipas botëkuptimit tim.

  • Rama në vitin 2014 me Thacin në Prizren deklaroi : Jemi bashkudhëtarë; gjuha, ëndrra dhe qëllimi ynë është një.. Por që nga atëherë deri tani duket se kjo deklaratë e ka humbur vlerën. Si ajnë në fakt marëdhëniet Shqipëri_kosovë. A duken ato sikur janë thjesht pjesë e humorit të kryeminnistrit përballël kryeministrit të radhës kosovar që ka sepse i vetmi që nuk ka ndyshuar është rRma, kosova ka pasur Thacin, Haradinaj, Mustafa, Hoti, Kurtin.?

Kryeministri Rama ska projekt me Kosovën e përdor për konsum. Më thoni një veprim të tij konkret dhe do them se po bëri diçka. Plakat e Himarës do ta ndëshkojnë sepse s´po vepron si duhet.

  • Rama u kujdes tu jepte sinjale dhe atyre që thonë se nuk ka mosmarërveshje me Albin Kurtin. Por në fakt qëndron pezull madje Kurti ka përsëritur dje se nuk ka asgjë për të thënë për Open balkan“ ku Kosova nuk është pjesë? Albin kurti për ballkanin e hapur: Nuk kam asgjë për të thënë “Ishte një qen aty që lehte përpara se të fillonin hymnet. Mirëpo, pas këndimit të himneve, edhe qeni nuk lehu më, çka, mbase, jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa vazhdimisht mes nesh”.  E tha Rama dje.. duket si retorike . Kujt i shërben kjo?

Rama ka probleme serioze me qëndrueshmërinë e ideve të tij. Open Ballkani është I dëmshëm për shqiptarët por ai insiston pa sens. Patriotizmi I tij është elektoral dhe kjo nuk I shitet ndër shqiptar. Kurti është serioz dhe nuk luan me ndjenjat e shqiptarëve as në Kosovë dhe aq më pak më Shqipëri e gjetiu. Besoj se Rama e di këtë dhe kjo e frikëson.

  • Kemi një propozim nga Rama që në nëntor të këtij viti të mbahet Kuvendi i Përbashkët mes dy vendeve. 110 vjetori i pavarësisë së shqipërisë. Cfarë mund të sjelle kjo?

Asgjë konkrete. Është dizajnimi I vetes si don ta shohë në histori: Asgjë konkrete thjeshtë do spektakël pa projekt. Dasëm pa muzikë.

  • Në nëntor të vitit 2021 u firmosën 13 marrëveshje. Rama-Kurti .. por rritme te ngadalta. I vetmi qe funksionon qe turizmi por edhe ai nuk duket se është fryt I mareveshjeve por një organizim I pavarur nga qeverite?

Turizmi funksionon se shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe Shqipërinë e duan. Të tjerat janë llafe me tepsi.

  • Ndërkohë disa detaje psh logoja dje me shenjën e infinitit. A është e konkretizuar kjo domethënie midis dy vendeve?

Them se është gjë e bukur po duam konkretizime jo ambalazh pa produkt.

  • Duket sikur keto mbledhje behen per të amortizuar një lloj afrimi që i bën Open Balkan shqipërisë me Serbinë?

Se di them se Rama do të luajë rolin e tij si lider global  po ka probleme serioze don bashkëpunim me shqiptarët apo me sërbët. Besueshmëria e tij është e ulët ndër shqiptar.

  • Ku mbeti premtimi qe portin e shengjinit ta perdorte Kosova? E ka bërë Berisha por askush nuk flet më për të. Po ky është thelbi se kemi premtime, nënshkrime fotografime pa konkretizime

 

Dritan Hoti analist i cështjeve ndërkombëtare, Profesor, Tiranë

Mbledhjet me një rritëm normal  ndërmjet dy qeverive të dy shteteve kombe shqiptare aktualisht në kohën e tanishme në europën juglindore dhe marëveshjet e firmosura kanë një rëndësi që lidhet me evoluimin e cështjes shqiptare. Ka rëndësi sepse nëse konkretizohen ato  mundësojnë atë bashkë evoluimin e dy pjesëve të kombit shqiptar . Me rëndësi primar do të ishte aprovimi dhe realizimi I një abetare të unifikuar edhe të një enciklipedie patjetër. Abetarja do ti mundësonte brezave të rinj një formatim homogjen e kompakt , kulturor e intelektual  e të njëtat preceptime kombëtariste në lidhje me historinë e shqiptarëve.

Ndërsa konkretizimi i marrëveshjeve me karakter ekonomik industrial do të mundësonte bashkëzhvillimin e dy pjesëve të kombit shqiptar. Prandaj janë të një rëndësie specifike. Këto marrëveshje kanë të bëjnë me ballkanin e hapur e nuk duhet të ketë të bëjnë sepse janë marrëveshje ndërshqiptare por kërkohet vetëm një përkushtim serioz në aplikimin e tyre gjë që deri tani ka munguar.

Dy liderët shqiptarë Edi Rama dhe Albin Kurti duhet të heqin dorë nga një lloj egoje. Kryministri shqiptar nga një lloj tentative për të rritur influencën e tij në jetën politike të kosovës si dhe kryeminiszti I kosovës për tu ngritur në dimensionin e një protagonizmi në Shqipëri. Duhet të prevalojnë konkretizimi I marëveshjeve me karakter strategji e kulturor që mundëson zhvillimin kompakt të ekonomisë e social ekonomik të të dyja pjesëve të kombit shqiptar.

Kjo është premisë kryesore që duhet të përmbushin ata të dy. Gjendja jo vetëm aktuale por edhe të një të ardhmeje të afërt të jetë e konsoliduar pra e pregatitur për cdo skenar ndryshimesh në balllkanin perëndimor  e në Europën Juglidore. Mendimi për marrëveshjet e dy qeverive.

  • Me atë që u fol për orët e fundit për refuzimin e samitit të BE. Shqipëria nuk duhet ta njëhsoj veten me Serbinë . Nëse do të kishte një refuzim që nuk do ketë, Shqipëria mund ta bënte vetëm në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut për një lloj indinjate. Shqipëria qëndron në pozicione të tjera gjeopolitike në krahasim me Serbinë. Ndërtimi I qëndrimit të përbashkët me Serbinë do ishte një gabim strategjik nga e Shqipërisë. Mund të ndodhte me Meqedoninë e Veriut por jo përfshirja e Serbisë e cila ka një marëdhënie tjetër me BE dhe qëndrime të tjera përsa I përket qëndrimeve të saj gjeopolitike

Lulzim Veliu analist I cështjeve të rajonit, Berlin

Një rol të rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë me Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në aspekte të tjera si në kulturë, sport, muzik por edhe aspektin social, ka luajtur rruga e Kombit e cila e ka ofruar Prishtinën me Tiranën në vetëm tre orë.

Mirëpo vetëm ndërtimi i rrugës që edhe sot e asaje dite nuk është përfunduar nuk do të thotë se mbaroj rruga dhe vendet tona do të lulëzojnë nga zhvillimi. Nga viti 2007 deri në vitin 2013 shkëmbimi tregtar në mes dy vendeve filloi me 50-60 milon euro, për të arritur në vitin 2014 vlerën e 160 milion euro, është e vërtet se kemi pasur tetë takime të dy qeverive dhe janë arritur shumë marrëveshje e memorandume që të gjitha janë bërë për të mirën e zhvillimit ekonomik të dy vendeve por një gjëduhet pasur parasysh se viteve të fundit Kosova nuk ka pasur qeveri të qendrueshme pra kemi pasur ndryshime të shpeshta të qeverive, ndryshime që kanë qënë pengës për realizimin e këtyre marrëveshjeve.

Sido sqë të jetë edhe në qofte se është arritur vetëm efektin e patriotizmin është shumë pozitive, mirëpo duhet pranuar se falë këtyre marrëveshjeve shkëmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është afersisht 500 milion. Kryeministri Shqiptar Edi Rama, ju premtoj bizneseve në Kosovë se Shqipëria do të tërheq të gjitha barrierat doganore edhe në qoftë se një gjë të tillë nuk do e bëjë Prishtina.

Nje rol shumë të rëndesishëm mendoj se do të luaj edhe ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë në transportin e njerëzve por edhe të mallrave por edhe në ruajtjen e ambientit.

Marëdhëniet në mes Shqipërise dhe Kosovës nuk janë në nivelin e dëshiruar. Kohë më parë kam thënë se është edhe pasojë e egove personale por si do që të jetë deri tani kemi pasur dy takime në mes qeveris Rama- Kurti dhe shihet se është duke u punuar intesivisht dhe dukshëm më shumë e më mirë në realizimin e marreveshjeve të arritura në Nëntorin e vitit te kaluar.

Nuk eshte e thene qe te kemi qendrime te njejta te dy kryeministrave ne te gjitha temat, qendrimi i Kryeministrit Kurti kundrejt Ballkanit te hapur eshte qendrim populist dhe se tani shihet se ka ndryshuar koh me pare ishte kunder ndersa sot nuk kishte gje per te thene pra me fjale te tjera nuk  eshte e larget dita kur edhe Kosova do ti bashkohet Ballkanit te Hapur, keshtu e la te kuptohet Kryeministri Rama kur tha se Albini nuk ka nevoje te vije per te vezhguar.

Personalisht më pëlqeu fabula e Ramës me qenin pasi një pjesë e mediave në Kosovë nuk janë në funksion të detyrës së tyre dhe me veprimet dhe shkrimet e tyre janë edhe kundër interesave të pergjithëshme pra janë gjithmonë në funksion të interesave të ngushta politike e klanore, fatkeqësisht skena politike e Kosova është e mbushur me analfabet politik.

Pavarësia e Shqipërisë është festë e të gjithe shqiptarëve dhe gjithmon është festuar edhe në Kosovë, mirëpo idea e Kryeministrit për kuvendin e përbashkët në 110 vjetorin e Pavarësisë unifikon edhe më shumë faktorin Shqiptar në Ballkan.

Në nëntor të vitit te kaluar jane arritur 13 marërveshje dhe që të gjitha kanë marrë rrugë për tu realizuar është bërë edhe fizibiliteti për linjen hekurudhore që nuk është pak dhe besoj se kjo do të jetë dekada e infrastruktures hekurudhore në Shqipëri e Kosovë.

Berisha gjatë karierës së tij politike ka premtuar shumë por nuk ka bërë gjë. Në këtë drejtim, unë mendoj se porti i thatë  i Prishtinës dhe linja hekurudhore  Durrës – Prishtinë  e plotësojnë atë që ka premtuar Berisha edhe e realizon qeveria Rama. Abc24.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e  Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu