Ambasadorja e BE shuan zërat: Nuk ka asnjë vendim në Bruksel për emra të tjerë “non grata”

0
Gjigandi

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann, gjatë një interviste televizive, ka shuar zërat për të tjera emra që mund të shpallen “non grata” nga Bashkimi Evropian.

E pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ketë nga Brukseli vendime drastike për zyrtarët shqiptar të akuzuar për korrupsion, ambasadorja Hohmann thotë se se aktualisht nuk ka asnjë nismë të tillë nga BE.

“Nuk kam parë asnjë nismë të tillë në Bashkimin Evropian, është një vendim që merret nga 27 vendet anëtare, por nuk e kam parë deri më sot. Unë nuk kam parë ndonjë propozim, në fakt. Duhet një propozim para se të diskutohet. Dhe nuk kam parë asnjë propozim”, thotë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu