Ambasada Ruse i përgjigjet NATO-s me mesazhin “Kosova është Serbi”

0
Gjigandi

Ambasada ruse në Kanada ka bërë një postim shqetësues, teksa raportohet se ushtria serbe është mbledhur në kufirin pranë Kosovës.

Në rrjetin social Twitter (X), ambasada ruse në Kanada ka shkruar “Kosova është Serbi”.

Dhe kjo fjali është postuar si një përgjigje ndaj shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili thotë se është i shqetësuar për situatën e eksaluar mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se aleanca do ndërmarrë çdo hap për ruajtjen e sigurisë dhe lirive të qytetarëve.
Po mbrëmjen e djeshme, koordinatori për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby i bëri thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.
p.c./dita
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu