Ali Ahmeti para takimit me Ramën në Tiranë: Lëvizja Besa nuk ka imunitet

0
Gjigandi

Ali Ahmeti i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, para fillimit të takimit në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama ka folur për Klan Macedonia duke komentuar mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë takim.

“Mirë do të ishte sikur të ishte. Por secili ka mendimet e veta, autonominë e vetë. Se sa është produktiv ai mendim koha do ta dëshmojë”, deklaroi shkurt Ahmeti.

I pyetur për tryezën e partive politike shqiptare dhe kërkesën e Lëvizjes Besa të bërë kohë më parë që të mblidhet kjo tryezë, Ahmeti deklaroi se nuk i takon partisë së tij për ta thirrur atë.

“Për të thirur diçka të tillë së pari duhet të kesh imunitet. Lëvizja Besa nuk e ka imunitetin e mjaftueshëm për të marrë përgjegjësi e për të thirrur tryeza të tilla. Veç asaj radhën për ta thirrur tryezën e ka pasur PDSH-ja sepse ka qenë me rrotacion. Ose PDSH ose ASH, njëra nga këta e ka pasur radhën”, u shpreh Ali Ahmeti për Klan Macedonia.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu