Ankimi i Shoqatës së Ndërtuesve, Rama: Të shkojnë në Hagë ose Hënë, pallatet do prishen

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ankimin e Shoqatës së Ndërtuesve.

Përmes një reagimi të bërë në ‘Twitter’, kreu i Qeverisë shkruan se ankesat mund të çohen në Hagë apo në Hënë por nuk do merren parasysh, pasi pallatet që janë në kundërshtim me ligjin do të prishen apo konfiskohen.

Më tej, kryeministri shton: Uroj që GJK të mos lajthisë!

Postimi i Ramës:

Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!

RonaTyra

j.l./ dita 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu