14 vjeçarja, Albana Bajraktari ka nderuar Shqipërinë, duke fituar vendin e parë në garën botërore World Rising Star.
Vogëlushja ka rrëmbyer çmiin “Best Talent Grand Prix”, duke u shpallur kështu sporanoja më e mirë e vitit.
Kush është Albana Bajraktari?
Albana Bajraktari është vogëlushja me një super zë e cila mund të mahnitë dhe sopranot më me emër të botës.
Vetëm 14 vjeç dhe me talentin e saj ka korrur goxha sukses pasi ajo ka qenë një ndër pjesëmarrëset e Virtuozëve përkrah ikonës së muzikës klasike, Inva Mulës.
Albana arrin të mahnitë të gjithë me vokalin e saj fantastik.


