Ditën e mërkurë Shqipëria pritet të përfshihet nga mot me reshje të dendura shiu, ccka rikthejnë alarmin për përmbytjet.
Në një intervistë televizive në Euroneës, drejtori i Gatishmërisë Emergjente, Robert Hysenllari u shpreh se Shkodra dhe Kukësi janë 2 prej qarqeve më të rrezikuara.
“Reshjet më të forta të shiut do jenë në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit. Më pas për nga intensiteti renditen Dibra dhe Lezha. Si pasojë, pritet të ketë një rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, konkretisht në Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë.
Parashikohet që mund të shkaktohet përmbytje nga lumi Drin dhe Buna,” – u shpreh Hysenllari.