Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur dy biznese në Tiranë dhe Fier, për ushqim të pasigurt dhe mangësi në etiketim.
AKU bën me dije se bizneset janë gjobitur me masë deri në 50 mijë lekë të rinj për shkelje të legjislacionit.
“Në kuadër të festave të fundvitit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve. Drejtoritë Rajonale të AKU-së në Tiranë dhe Fier gjatë ushtrimit të kontrolleve, kanë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore në dy subjekte me aktivitet “supermarket” dhe “magazinë ushqimore”.
Konkretisht gjatë ushtrimit të kontrollit në një subjektet me aktivitet “supermarket”, Tiranë, është konstatuar mungesë e etiketimit në gjuhën shqipe të disa produkteve ushqimore. Për këtë arsye trupa inspektuese ka gjobitur subjektin në vlerën e 50,000 lekëve, si dhe ka bllokuar një sasi produktesh ushqimore deri në etiketimin e tyre konform ligjit .
Në Fier gjatë ushtrimit të kontrollit në një “magazinë ushqimore”, ka rezultuar se subjekti shpërndante produkte ushqimore të pasigurta për konsum, si dhe një sistem gjurmueshmërie të pjesshëm. Për këto shkelje ndaj subjektit u vendos masa administrative në vlerën e 400’000 lekëve, si dhe u bllokua sasia prej 38 kg produkte ushqimore me destinacion asgjësimin e tyre.
AKU garanton konsumatorët për angazhimin e shtuar, me qëllim mbarëvajtjen e festave të fundvitit”, njofton AKU.