Akti normativ për kompensimin e çmimit të betonit, Duma: Vendim i rëndë pa përgjegjësi për shqiptarët

0
Gjigandi

Një akt normativ për kompensimin e çmimeve ka turbulluar politikën. Kjo për arsye se kompanitë grosiste do të kompensohen nga shteti por se cila do të shpëtohet dhe cila do të lihet në mëshirën e tregut kjo nuk bëhet transparente nga qeveria. Për këtë arsye kemi pyetur deputeten demokrate Grida Duma e cila ka qenë edhe e pranishme gjatë debatit në komision. Për Abc24.al Duma u shpreh se ky akt pa dyshim është klientelist sepse favorizon dhe mbron nga risku disa kompani që operojnë në tregun e lirë janë në mëshirë të çmimeve të tregut.
Sipas saj, çmimet e rritura kundrejt qytetarëve që kapin vlerën prej 400 milionë i kanë shkuar në xhep shtetit, por edhe kompanive të mëdha të ndërtimit të cilat po i shfrytëzojnë për t’i rimbushur humbjet nga çmimi i rritur i materialeve të ndërtimit.
E pyetur se kush përfiton nga ky akt normativ, Duma tha se më të favorizuarat janë ato në tenderat e tyre kanë të përfshirë Salillarin, Gjokën, Gjicin, ku shtoi se 8 kompani që kanë përfituar këto lloj tendera janë nën hetim nga prokuroria.
E qartë në atë që kërkon të përciellë, Grida tha se qeveria kompenson çmimin e betonit me 50%, ndërsa për qytetarët ka miratuar një ‘lëmoshë’, që kap vlerën prej 3 mijë lekë në muaj.
Duma e ka konsideruar këtë akt të qeverisë si të turpshme, pasi kjo e fundit kërkon t’i vërë këmbën kujtdo që kërkon të mbijetojë.

Intervista e plotë:
Si e shihni aktin normativ që kompenson kompanitë e ndërtimit?
Të marrësh vendim të kompenson kompanitë e mëdha të ndërtimit që kanë siguruar tendera publikë, para paketave që ndihmojnë qytetarët në nevojë dhe bizneset e vogla që janë pre e rritjes së çmimeve të jetesës së përditshme, është vendim i rëndë pa përgjegjësi për shqiptarët.
Është një fakt i ditur që kompanitë që marrin tenderat e ndërtimeve të mëdha publike janë me natyrë oligarkike. Ky akt pa dyshim është klientelist sepse favorizon dhe mbron nga rrisku disa kompani dhe të tjerat që operojnë në tregun e lirë janë në mëshirë të çmimeve të tregut.
Por nëse qeveria shqiptare vendos të mbrojë nga çmimet e rritura, së pari duhet ta nisë me shqiptarët që marrin paga minimale, me atë në ndihmë ekonomike, e më pas me të vetë punësuarit, mbijetesa e të cilëve varet nga një marzhë shumë i vogël të ardhurash dhe fitimi.
Nuk mund të ndodhë që shqiptarët nga çmimet e rritura i derdhin shtetit 400 milion më shumë në buxhet dhe këto i përfitojnë kompanitë e mëdha për t’ju rimbushura humbjet nga çmimi i rritur i materialeve të ndërtimit.
Mjafton ta vlerësojmë situatën nga e kundërta; po kur ndodh që çmimet në treg të ulen, çfarë do të bëjë shteti do të kërkojë të ulë kontratën që e ka firmosur më parë. Kjo s’ka ndodhur sepse risku i fitimit është përfshirë në kontratë.
2. Kush përfiton nga ky akt normativ?
Kompanitë e ndërtimit që kanë fituar tendera publikë për veprat publike. I kam kërkuar në cilësinë e Kryetares së Komisionit, Ministrisë së Energjetikës të sjellë listën e kompanive dhe deri ditën e dëgjesës ende nuk e kemi marrë. Por emrat këtyre tenderave përfshijnë Salillarin, Gjokën, Gjicin, e të tjerë të njohur si kompani oligarkike.
3. A është kjo paketa ekonomike që ka parashikuar qeveria? Po për qytetarët çfarë akti ka?
Mendoni që qeveria po shqetësohet që është rritur çmimi i betonit me 50% dhe shpejton të kompensojë këta, por nëse rritet çmimi i naftës më 70%, i vajit sheqerit orizit, çdo artikulli bazik, qeveria thotë i kemi dhënë pensionistëve 3 mijë lekë në muaj. E turpshme dhe vënie e këmbës në fyt kujtdo që mezi mbijeton.
4. Cilat janë 8 kompanitë nën hetim?
Referuar gjetjeve të BIRN janë 8 kompani që kanë përfituar tendera dhe janë nën hetim nga prokuroria. Por mjafton t’ju citoj ekspertin Zef Preçi që veçon një kompani si Alesio 2014 që e ka pronarin në burg që është përfituese e këtyre tenderave.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al, sipas ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi, pa autorizimin e Abc24.al, në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit nr. 35/2016.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu