I riu autor i aksidentit të mbrëmshëm në Vasil Shanto është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë 24-vjeçari me iniciale A.Q, i cili goditi 3 automjete. Pas aksidentit, i riu u largua nga vendi ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
A.Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.