Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, ku humbën jetën katër persona.
Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ me të cilin udhëtonin viktimat është nxjerrë pas dy orësh nga poshtë kamionit. Deri më tani është bërë e mundur verifikimi i vetëm një prej viktimave, atij të 32-vjeçarit Ndriçim Dervishi.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.