Aksidentet nga shpejtësia: Në 10 muaj janë gjobitur 4 mijë shoferë

0
Gjigandi

Aksidenti i rëndë i shënuar këtë të dielë pranë Kryeministrisë, ku u plagosën 2 persona, ndodhi për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë në zonat e banuara. Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit ishte ndëshkuar edhe më herët. Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë që paraqet kjo shkelje haset mjaft dendur në kryeqytet. Vetëm gjatë këtyre 10 muajve, policia ka ndëshkuar rreth 4 mijë drejtues mjeti për shpejtësi ku gjoba varion nga 10 deri në 40 mijë lekë të reja.

“Një makinë që ecën me shpejtësi në qytet është bombë. Nuk parashikohet çfarë dëmi sjell. Po ta shohësh janë veprime që nuk i jep dot shpjegim. Është çmenduri. Akoma në nuk po bëjmë një edukatë qytetare për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor,” – shpjegon eksperti rrugor Arben Luzi.

Me ndryshimet e reja të kodit rrugor, edhe për shkelje të rënda si shpejtësia, drejtuesi i mjetit nuk e humb lejen e drejtimit nëse zgjedh të paguajë dyfishin e gjobës. Por kjo nuk e vret as ekonomikisht pasi sipas ndryshimeve nëse gjoba paguhet brenda 15 ditëve, ulet me 50% duke e ulur gjobën në vlerën fillestare.

“Kjo dispozitë nuk duhet të aplikohet për personat që janë përsëritës të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Të aplikohet dyfishi i gjobës dhe tu ulen pikët në patentë. Ulja e vazhdueshme e pikëve sjell humbje të patentës,” – thotë Luzi.

Referuar statistikave, aksidentet e rënda ku faktor kryesor ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara apo përdorimi i alkoolit apo lëndëve psikotrope nga drejtuesi i mjetit kryhen kryesisht nga moshat e reja 20 deri në 30 vjeç.

RonaTyra

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu