Aksident në Maminas/ Makina përplas motorin, lëndohen dy persona, mes tyre një i mitur

0
Gjigandi

Një aksident rrugor ka ndodhur më herët në Maminas, Durrës.

Një makinë ka përlasur një motor, e për pasojë janë lënduar dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Uniformat blu bëjnë me dije se të lënduarit janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

RonaTyra

Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu