Aksident në Lushnje, makina përfundon në kanal, nuk ka të lënduar

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë.

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Drejuesi i mjetit, Lefter Ndrio,75-vjeç dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime nga banorët e zonës.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në kthesë dhe është verbuar nga dritat e makinave përballë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu