Aksident në Fushë Milot, dy të plagosur rëndë transportohen në Tiranë

0
Gjigandi

Dy persona janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, nga një aksident i ndodhur në segmentin e autostradës pranë Fushë Milotit. Një kamionçinë teksa udhëtonte në drejtim të zonës së Fushë Milotit, ka goditur dy kalimtarët, ndërsa janë dërguar me urgjencë nga autoambulancat e Laçit në drejtim të Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë. Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu