Aksident në Elbasan, makina përfundon në humnerë, humb jetën 1 person, 3 të plagosur

0
Gjigandi

Një person ka humbur jetën, ndërsa tre anëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur këtë paradite në Elbasan.

Mësohet se viktimë ka mbetur Besnik Samurri, ndërsa janë plagosur Misir Maloku, Blerta Maloku, Fatjon Maloku.

Të tre po udhëtonin në një makinë në momentin që mjeti humbi kontrollin në Qafë Mollë në fshatin Samurr dhe ra në humnerë.

Auto-ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të plagosurit, ndërsa zona është ende e rrethuar nga forca policie.

Trupi i Samurrit po dërgohet në morg. Grupi hetimor pritet të zbardhë më shumë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu