Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e të premtes në bulevardin Epidamn në Durrës.
Siç shihet dhe nga foto, një automjet tip Benz “A Class” ka përfunduar sipër një Benzi tjetër me portobagazh. Mësohet se burimi i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz A Class”, që ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për shkak se mungojnë kufizimet e shpejtësisë, në bulevardin kryesor, njëherazi një nga akset rrugore me më shumë lëvizje në qytet, drejtuesit e automjeteve nuk janë të kujdesshëm me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
a.m/dita