Aksident në Divjakë/ Automjeti përfundon në kanalin vaditës, lëndohet drejtuesi

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

Një automjet tip “Fiat panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit te dilte nga mjeti, gjendja e tij nuk është e rëndë. Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske por me shumë kthesa. Rreth një vit më parë një i ri humbi jetën kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.

RonaTyra

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu