Aksident në aksin Kuçovë-Belsh, humb jetën 37-vjeçari

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugor Kuçovë-Belsh.

Një automjet që drejtohej nga një 22-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.

Shoferi K.K., ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pa lëndime ka shpëtuar edhe një 14-vjeçar që po udhëtonte në këtë mjet.

Drejtuesi është shoqëruar në polici.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi U. Sh., 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.

RonaTyra

Ndërkohë policia thotë se “drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme”.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve si edhe rrethanave të aksidentit, paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu