Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku drejtuesi 30 vjeçar ka përplasur shtetasin 70 vjeçar me iniciale K. V., i cili po lëvizte me biçikletë.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
a/m/dita