Aksident, makina përplas kalimtarin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku drejtuesi 30 vjeçar  ka përplasur shtetasin 70 vjeçar me iniciale K. V., i cili po lëvizte me biçikletë.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

RonaTyra

Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

a/m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu